Bota

Luksemburgu propozon referendumin: Hungaria duhet të dëbohet nga BE

21 Korrik 2021, 16:21 Nga DOSJA
Luksemburgu propozon referendumin: Hungaria duhet të dëbohet nga BE

LUKSENBURG- Ministri i Jashtëm, Jean Asselborn bën thirrje për të nisur një referendum lidhur me lejimin e qëndrimit të Hungarisë në Bashkimin Europian. Sipas tij, nëse qytetarëve të BE-së do t’u parashtrohej pyetja; A duam të tolerojmë Orban në Evropë” , ai tha se ishte i bindur që përgjigjia do të ishte negative. 

“Duhet të mbahet një referendum në BE nëse duam të tolerojmë Orban në Evropë.  në jam i bindur që rezultati do të jetë një jo e qartë,”- tha Asselborn në një intervistë për SPIEGEL.

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut nuk është politikani i parë i rangut të lartë evropian që ngre çështjen e qëndrimit të Hungarisë në Bashkimin Evropian për shkak të ligjit anti-LGBTQ që u miratua pak kohë më parë.

Në fund të qershorit, kryeministri holandez, Mark Rutte sugjeroi largimin e Hngarisë nga BE, por gjithashtu pranoi se i vetëm nuk mund që t’i detyronte të largoheshin. 

Sipas ligjeve, shtetet anëtare të BE-së mund të largohen vetëm vullnetarisht, ndërsa mundësia e dëbimit nuk parashikohet në Traktatet Evropiane. Qeveria hungareze justifikon ligjin me mbrojtjen e të miturve, ndërsa kritikët akuzojnë Orban për diskriminim ndaj homoseksualëve dhe pakicave të tjera. Si të vetmin lëshim kryeministri hungarez Viktor Orban njoftoi se do të mbajë një referendum mbi ligjin e diskutueshëm kundër komunitetit LGBTQI. Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit. 

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota hungari jean asselborn ligji lgbtqi ne hungari hungari jean asselborn ligji lgbtqi ne hungari

Sondazh

Poll