Bota

Avokati i Thaçit habitet me Prokurorinë: Kërkonin që gjykimi të niste këtë muaj, ende s’janë përgatitur raportet̷

21 Korrik 2021, 14:00 Nga DOSJA
Avokati i Thaçit habitet me Prokurorinë: Kërkonin që

HAGË– Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i habitur se si Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është ende gati për të kryer përgatitjet e nevojshme përpara gjykimit.

Në seancën e sotme paragjyqësore, avokati Misetic tha se Prokuroria kishte kërkuar që këtë muaj të niste gjykimi, ndërsa ende nuk janë gati.

“Ne duam të shprehim çudinë tonë që ende nuk janë përgatitur këto raporte ekspertësh. Në nëntor, Prokuroria tha se nuk kishte asnjë arsye pse të mos fillonte gjyqi këtë muaj dhe tani po na thuhet që janë ende në përgatitje tri raporte ekspertësh dhe se nuk do të jenë gati për afatin e përcaktuar,”- tha avokati kroato-amerikan. Ai i kërkoi gjykatësit Nicolas Guillou ta përcaktojë një afat në mënyrë që Zyra e Prokurorit të Specializuar të kushtëzohet që t’i kryejë detyrat e saj më shpejt.

Lajmi kryesor: Akuzohen për krime lufte/ Nis konferenca e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hashim thaci luka misetic hashim thaci luka misetic

Sondazh

Poll

Bota 21 Korrik 2021, 12:45

RUSI– Një tualet i punuar me ar është gjetur në vilën e një drejtori policie të një rajoni në Rusi të arrestuar për akuzën e korrupsionit. Vila superlukso...