Bota

Pas vizitës së djeshme të Erdogan, Dendias viziton Qipron: Provokimet e Turqisë s’do të pranohen nga ne

21 Korrik 2021, 13:48 Nga DOSJA
Pas vizitës së djeshme të Erdogan, Dendias viziton Qipron:

QIPRO– Pas vizitës së djeshmë të presidentit turk Rexheep Tayip Erdogan në Qipro, vendin e ka vizituar sot edhe ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, i cili ka takuar homologun e tij Nikos Christoudoulidis.

Dendias ka komentuar sjelljen e Erdogan ditën e djeshme, të cilën ai e ka quajtur ‘provokuese’ dhe ka thënë se një qëndrim i tillë nuk mund të pranohet nga Greqia.

“Ishte e qartë se veprimet provokuese të Turqisë synojnë të promovojnë një formë tjetër të zgjidhjes së problemit të Qipros, diçka që nuk mund të pranohet nga ne, as nga komuniteti ndërkombëtar”- tha Ministri i Jashtëm qipriot Nikos Christodoulidis.

Ai vuri në dukje se ringjallja e perspektivës së rifillimit të bisedimeve për Qipron  do të varet kryesisht nga dinamizmi dhe përcaktimi i reagimit të komunitetit ndërkombëtar. Ditën e djeshme, në Qipro ishte Erdogan, i cili tha se Mitsotakis është armiq i turqve, si dhe shtoi se nuk do të merrte leje nga BE-ja për veprimet e tij. 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nikos christoudoulidis nikos dendias qipro rexheep tayip erdogan nikos christoudoulidis nikos dendias qipro rexheep tayip erdogan

Sondazh

Poll

Bota 21 Korrik 2021, 12:45

RUSI– Një tualet i punuar me ar është gjetur në vilën e një drejtori policie të një rajoni në Rusi të arrestuar për akuzën e korrupsionit. Vila superlukso...