Bota

“Ju më mundësuat fluturimin!”/ Bezos falenderon klientët dhe punëtorët, kritikët: Bilioneri nuk paguan asnjë taksë

21 Korrik 2021, 13:29 Nga DOSJA
“Ju më mundësuat fluturimin!”/ Bezos falenderon

SHBA– Bilioneri Jeff Bezos, dje ka realizuar fluturimin e tij të parë drejt hapësirës dhe pas uljes së rij në tokë, ka falendëruar të gjithë punonjësit dhe klientët e “Amazon” për financimin e udhëtimit të tij me anijen ‘Blue Origin”.

“Unë dua të falënderoj çdo punonjës të Amazonit dhe çdo klient të saj, sepse ju djem paguat për të gjitha këto. Pra, seriozisht, për çdo klient të Amazon atje, dhe çdo punonjës të Amazonit, faleminderit nga zemra”- tha ai.

Mirëpo, ky falenderim i tij për klientët dhe punonësit e Amazon për koston e raportuar prej 5.5 miliardë dollarësh, nuk u prit aspak mirë nga kritikët.

Në Senatin e SH.B.A.-së, Elizabeth Warren, progresiste e Masaçusetsit kritikoi miliarderin, duke përsëritur thirrjen e saj për një “taksë pasurie” dhe duke akuzuar Bezos dhe kompaninë që ai themeloi, Amazon, se nuk paguanin taksa:

“Jeff Bezos harroi të falenderojë të gjithë amerikanët punëtorë të cilët paguajnë taksa për ta mbajtur këtë vend në funksion, ndërsa ai dhe Amazon nuk paguajnë asgjë”, shkroi Warren në Twitter.

Jeff Bezos forgot to thank all the hardworking Americans who actually paid taxes to keep this country running while he and Amazon paid nothing. https://t.co/tjOeCWbUA8

— Elizabeth Warren (@ewarren) July 20, 2021

Bezos ka një pasuri prej 177 miliardë dollarësh të raportuara, të cilin e ka grumbulluar që prej themelimit të gjigandit të tregtisë elektronike në garazhin e tij në Bellevue, Ëash.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota blue origin elizabeth warren jeff bezos blue origin elizabeth warren jeff bezos

Sondazh

Poll

Bota 21 Korrik 2021, 12:45

RUSI– Një tualet i punuar me ar është gjetur në vilën e një drejtori policie të një rajoni në Rusi të arrestuar për akuzën e korrupsionit. Vila superlukso...