Sport

Ronaldo-Icardi, Juventusi dhe PSG, gati të trondisin merkaton

20 Korrik 2021, 07:33 Nga DOSJA
Ronaldo-Icardi, Juventusi dhe PSG, gati të trondisin merkaton

ITALI – Cristiano Ronaldo dhe Mauro Icardi mund të bëhen shumë shpejt, pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi midis Juventus dhe Paris Saint-Germain këtë verë.

Të dy këta lojtarë janë pjesë e objektivave të skuadrave respektive. Ronaldo kërkohet me ngulm me sa duket nga skuadra franceze, e cila ende nuk po arrin të fitojë një trofe europian dhe ndoshta mentaliteti fitues i portugezit mund të ndryshojë diçka për nënkampionët e Ligës 1.

Në fakt për këtë arsye u mor edhe në Torino nga Juventusi në vitin 2018, pasi kishte 5 Champions League në karrierën e tij, por deri më tani nuk ka rezultuar i suksesshëm në këtë aspekt.

Nga ana tjetër, Icardi ishte shumë pranë kalimin te bardhezinjtë në vitin 2019 përpara se të kalonte në kryeqytetin francez nga Interi.

Në fund të një bilanci jo të mirë dhe me objektiva të edivioneve të fundit të paaritura, kjo dyshe mund të lëvizë sërish, duke tronditur tregun e transferimeve.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll