Sport

Arrestohet futbollisti i Premier League për ngacmime seksuale ndaj një të mituri

20 Korrik 2021, 06:47 Nga DOSJA
Arrestohet futbollisti i Premier League për ngacmime seksuale ndaj një

ANGLI– Një futbollist i Premier League është arrestuar e pezulluar nga klubi i tij për ngacnime seksuale ndaj një të mituri.

Futbollisti, pjesë e kombëtares të vendit të tij, u arrestua ditën e premte nga policia, sipas “The Mirror”, media e cila nuk e ka bërë publik emrin e lojtarit ende.

Edhe policia konfirmoi me një deklaratë arrestimin e lojtarit javën e shkuar pa bërë publike asgjë rreth identitetit.

“Policia e Manchester-it ka arrestuar nje person 31 -vjeçarë ditën e premte nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj një të mituri,” – shkruhet në komunikatën zyrtare të policisë.

Gjithashtu edhe klubi ka njoftuar pezullimin e lojtarit për ti hapur rrugë hetimeve të policisë.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll