Sport

Me cilin numër do të luajë Donnarumma te Paris SG?

16 Korrik 2021, 16:53 Nga DOSJA

ITALI – Gianluigi Donnarumma, pasi nënshkroi kontratën e tij pesë-vjeçare në kryeqytetin francez të mërkurën, pozoi para kamerave të medias PSG me një fanellë me numrin 50. Ky është numri me të cilin kampioni europian u regjistrua në ligën franceze të futbollit (LFP).

Por ish-milanisti, lojtari më i ri i PSG-së, nuk kishte alternative tjetër për të zgjedhur, pasi Navas vesh fanelën me numër 1, Rico me 16, Letellier me 30 dhe Franchi me numër 40. Ndërkohë që numrin 99 që përdorte te Milani, ta harrojë…

Sidoqoftë, neni 576, i rregullores së LFP përcakton: “Numërat e fanellave në një skuadër është i kufizuar. Numrat 1, 16 dhe 30, janë të rezervuara detyrimisht për portierët. I fundit, mund të caktohet numri 40”. Duket se për një portier të pestë nuk është menduar.

Nuk dihet ende, nëse LFP do ta lejojë PSG-në t’i jepte numrin 50 lojtarit të saj më të ri, deri në fillimin e garës, apo Donnarumma mund ta ndryshojë atë. Mbase merr 16-të nëse Sergio Rico largohet…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gianluigi donnarumma i rregullores së lfp lojtari më i ri i psg-së neni 576 numrin 99 që përdorte te milani ta harrojë gianluigi donnarumma i rregullores së lfp lojtari më i ri i psg-së neni 576 numrin 99 që përdorte te milani ta harrojë

Sondazh

Poll