Sport

Kampionët e Europës… të gjithë ‘Kalorës’! Presidenti Mattarella dekoron Italinë

16 Korrik 2021, 14:58 Nga DOSJA

ITALI – Pas titullit kampion të Europës, Quirinale nderon stafin dhe futbollistët e kombëtares së Italisë për suksesin e arritur në “Euro 2020”. Sot, presidenti i Republikës Sergio Mattarella u ka dhënë “azzurrëve” kampionë çmime të Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane.

“Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella,- lexohet në njoftimin për shtyp të dalë nga Quirinale, – nderoi me Urdhërat e Meritës së Republikës Italiane për lojtarët dhe stafin e ekipit kombëtar, si një shenjë e njohjes së vlerave sportive dhe fryma kombëtare, që ata kanë shfaqur në fitoren italiane të kampionatin evropian të futbollit UEFA Euro 2020.

Në veçanti, kreu i shtetit nderoi me titullin e Zyrtarit të Madh (Grande Ufficiale) presidentit të FIGC, Gabriele Gravina dhe trajnerin, Roberto Mancini; me titullin e Komandantit (Commendatore) menaxherin e skuadrës, Gabriele Oriali dhe shefin e delegacionit Gianluca Vialli; me titullin e Oficerit (Ufficiale) kapitenin e ekipit, Giorgio Chiellini dhe me titullin e “Kalorësit” (Cavaliere) të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar”.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 gabriele gravina gabriele oriali gianluca vialli giorgio chiellini roberto mancini sergio mattarella euro 2020 gabriele gravina gabriele oriali gianluca vialli giorgio chiellini roberto mancini sergio mattarella

Sondazh

Poll