Sport

Mori nigerianë nën 18 vjeç, FIFA i bllokon merkaton për 2 vjet klubit të Serie A

16 Korrik 2021, 16:12 Nga DOSJA
Mori nigerianë nën 18 vjeç, FIFA i bllokon merkaton për 2

ITALI-Komisioni i Disiplinës pranë FIFA-s ka sanksionuar Spezia-n për shkelje të merkatos dhe regjistrim të lojtarëve nën moshën 18-vjeç, duke vendosur një dënim të rëndë për klubin ligurian. 500,000 franga gjobë (rreth 460,000 euro), por mbi të gjitha merkato e bllokuar për 2 vjet.

Drejtuesit e klubit të Spezia-s shprehen se ndihen të befasuar nga vendimi, duke nënvizuar se parregullsitë e pretenduara ndodhën nën menaxhimin e mëparshëm dhe gjithashtu këtë çështje do e çojnë në apel.

“Pas një hetimi të kryer nga Departamenti Rregullator i FIFA-s, lexohet në një njoftim, – Komisioni Disiplinor i organit më të lartë të futbollit zbuloi se klubi La Spezia ka shkelur nenin 19 të Rregullores së FIFA mbi statusin dhe transferimin e lojtarëve (RSTP), duke marrë disa lojtarë të mitur nigerianë në Itali. Kështu ka anashkaluar artikullin e lartpërmendur RSTP, përveç rregullave kombëtare të imigracionit.

Pranimi i përgjegjësisë nga klubi për shkeljet e tij serioze rregullatore bëri që Komisioni i Disiplinës në FIFA t’i bllokojë merkaton, në shkallë vendi dhe ndërkombëtare, për katër seanca së bashku, shto këtu gjobën prej 500.000 franga zvicerane”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fifa serie a spezia fifa serie a spezia

Sondazh

Poll