Sport

VIDEO / “Çmendet” komentatori kosovar: “Çfarë është ky arbitër Micky Mouse”?!

16 Korrik 2021, 10:50 Nga DOSJA
VIDEO / “Çmendet” komentatori kosovar:

KOSOVE – Komentatori i njohur Radio Televizionit Publik të Kosovës, Andin Lokaj nuk është përmbajtur teksa ishte duke komentuar ndeshjen mes Llapit dhe Shkupi, e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Konferencës që përfundoi në barazim 1-1.

Lokaj gjatë komentit të një aksioni të sulmuesit Alban Shillova, i cili u pengua në zonë nga mbrojtësi i Shkupit, shpërtheu ndaj gjyqtarit austriak, Valter Altman, i cili nuk akordoi penallti në favor të skuadrës nga Podujeva.

“Po kjo është penallti o gjyqtar! O gjyqtar “Micky Mouse”, po ç’është ky gjyqtar more! Po ku e kanë gjetur këtë gjyqtar bre?!”,- dëgjohet të thotë komentatori nga Kosova.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alban shillova andin lokaj alban shillova andin lokaj

Sondazh

Poll