Sport

VIDEO / I leauruar shkëlqyeshëm në ekonomi, basketbolli, imitimi i gorillës… ky kush është kapiteni Giorgio Chiellini

16 Korrik 2021, 15:50 Nga DOSJA

ITALI – Një jetë me kujtime bardhezi dhe pothuajse të venitura. I lindur në 1984, Giorgio Chiellini bëri debutimin e tij në Serie A më 12 shtator 2004, me fanellën e Fiorentinës, në ndeshjen e humbur nga ‘violët’ kundër Romës në Olimpico (1-0). Aventura e gjatë me Juventusin filloi vitin e ardhshëm, pas përfundimit të bashkëpronësisë me klubin toskan. Mbrojtësi fizik (187 cm x 85 kg) dhe mjeshtër në mbulimin nga afër dhe leximin e lojës së kundërshtarit, është një armë shtesë në topat joaktivë. Më 17 nëntor 2004, ai luajti për herë të parë në ekipin kombëtar si zëvendësues, në miqësoren kundër Finlandës. Ka zhvilluar 112 ndeshje për “azzurrët”, ku ka shënuar 8 gola. Thjesht kaq mjaftojnë sa për të vendosur shiritin e kapitenit në krahun e tij dhe për të ngritur kupën ‘Henri Delaunay’ në qiell në “Euro 2020”.

Idhujt sportive për të janë disa legjenda: Paolo Maldini në futboll dhe Kobe Bryant në basketboll. Sepse Chiellini është gjithashtu edhe një tifoz i shkëlqyeshëm i basketbollit. Siç, ka thënë në një intervistë në nëntor 2014, si fëmijë ai u bë i apasionuar pas lojës së koshit falë një shoku të klasës. Pastaj u regjistrua në një shkollë futbolli me vëllain e tij.

Me makinë llogaritëse në dorë dhe numrat në gjak. Mbrojtësi i Juventusit ka ndjekur shkollën e mesme shkencore “Federigo Enriques” në Livorno, më vonë u regjistrua në Universitetin e Torinos. Duke marrë një diplomë të parë në Ekonomi dhe Tregti (me një notë 109/110) në vitin 2017, ai u specializua me çmime edhe në Administrimin e Biznesit. “Studimi më ka ndihmuar në gjithçka, në jetë dhe gjithashtu në sport,”- shpjegoi ai në një intervistë për ‘FifPro’. “Kur isha vetëm, ose kur isha i fejuar, unë stërvitesha në mëngjes, shkoja në shtëpi, pushoja dhe pastaj studioja për disa orë pasdite. Pastaj, përfundimisht, unë librat gjithmonë do t’i kasha me vete. Ato më ndihmonin të mos mendoja për presionet”.

I lindur në Pisa, Chiellini u rrit me familjen e tij në Livorno. Ai ka një motër dhe dy vëllezër, përfshirë binjakun e tij Claudio (menaxher sportiv dhe agjent i tij). Gruaja e tij është Carolina Bonistalli, me të cilën u martua në vitin 2014 dhe me të cilën ka dy vajza, Nina dhe Olivia. Në janar 2019, kapiteni blu ishte mysafir, te Leonardo Bonucci dhe Andrea Barzagli në “C’è posta per te”. Në vitin 2020 u botua “Io, Giorgio”, autobiografia në të cilën mbrojtësi tregoi historinë e tij. Të ardhurat e grumbulluara iu dhuruan organizatës jofitimprurëse “Insuperabili”, e cila promovon futbollin midis personave me aftësi të kufizuara.

Pas triumfit të tij në “Wembley”, mbrojtësi dhe kapiteni i Italisë postoi një video të bukur të stilit “Superquark” në Twitter, në të cilën ai krahasohet me një gorillë, një kafshë që ka karakterizuar festimet e tij ikonike me grushta në gjoks, për vite me rradhë. Nga “shuplaka” e Jordi Albas, te tërheqja e Saka për fanelle (e cila ngjalli mjaft polemika mes tifozëve anglezë), duke kaluar nëpër përqafime te shokët e skuadrës dhe ritualet bestytni, kapiteni blu është bërë një lojtar kulti në “Euro 2020”, duke fituar simpatinë e shumë lojtarëve, dhe jo vetëm të Juventusit.

? SuperQuark: Speciale #Euro2020 pic.twitter.com/y2it7WasTl

— Giorgio Chiellini (@chiellini) July 13, 2021

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport carolina bonistalli giorgio chiellini kobe bryant në basketboll paolo maldini në futboll carolina bonistalli giorgio chiellini kobe bryant në basketboll paolo maldini në futboll

Sondazh

Poll