Sport

Nga Higuain te Mandzukic, Giroud e ka seriozisht me Milanin! Gati të sfidojë “mallkimin” me numrin 9

16 Korrik 2021, 15:25 Nga DOSJA
Nga Higuain te Mandzukic, Giroud e ka seriozisht me Milanin! Gati të

MILANO-Olivier Giroud është gati të sfidojë mallkimin e 9. Francezi është i destinuar të mbajë mbi supe numrin që kishte qenë i Inzaghit dhe i cili, që nga dalja në pension të Superpippo-s, gjithmonë ka qenë i lidhur me përvoja kryesisht të pasuksesshme.

Nga Torres te Mandzukic, Lapadula te Piatek, nga Andre Silva te Higuain, asnjë nga sulmuesit që veshën fanellën me numër 9 nuk kanë arritur të lënë gjurmë dhe të shkruajnë faqe të rëndësishme të historisë.

Giroud dëshiron të provojë, siç dëshmohet nga fakti që fanella e tij me 9 është tashmë në shitje në faqen zyrtare të kuqezinjëve, është koha e duhur? Kjo mbetet për t’u parë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport giroud milan giroud milan

Sondazh

Poll