Sport

Zyrtare! Te Kukësi ikën Agim Ibrahimi dhe vjen Shqiprim Taipi

16 Korrik 2021, 13:56 Nga DOSJA

TIRANE – Shumë lëvizje zyrtarizohen sot te klubi verilindor. Ndërsa ka prezantuar sot në mesditë para mediave trajnerin e tij të ri, italianin Diego Longo, skuadra e Kukësit ka patur edhe lëvizje në radhët e futbollistëve, të cilat i ka bërë me dije në rrjetet sociale.

Kështu, klubi verilindor ka bërë me dije se ka ndërprerë marrëdhënien me mesfushorin dhe ish-kapitenin e saj sezonin e shkuar, Agim Ibraimi, me të cilin nuk ka gjetur gjuhën e mirëkuptimit për të vazhduar bashkëpunimin.

“Agim Ibraimi nuk eshte me pjese e skuadres sone! Futbollistit i perfundoi kontrata me klubin tone dhe pavaresisht diskutimeve per rinovimin e kontrates, nuk u gjet gjuha e perbashket. Klubi i Kukesit e falenderon Ibraimin per kontributin e dhene,”- thuhet në njoftimin e klubit verilindor. Kujtojmë se Ibraimi, sezonin e shkuar luajti 35 ndeshje për Kukësin dhe shënoi 15 gola.

Sakaq, klubi verilindor ka bërë me se “mesfushori Shqiprim Taipi eshte zyrtarisht futbollist i skuadres sone! Futbollisti 24-vjecar ka firmosur diten e sotme me klubin nje kontrate dy vjecare duke u bere keshtu futbollisti me i ri ne skuader.

Taipi vjen te Kukesi pas aventures me Skenderbeun ne kampionatin shqiptar, duke u bere ne kete menyre perforcimi me i ri ne skuader. 24-vjecari e njeh mire Kategorine Superiore pasi ka luajtur prej 3 sezonesh me Skenderbeun, teksa te Kukesi do te bashkohet me vellane e tij, Gjelbrim Taipi.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Tapi me fanellen e ekipit tone. Miresevjen Shqiprim,”- thuhet në njoftimin e dytë të klubit të Kukësit, i cili ia arriti t’ui bashkojë të dy vëllezërit në një skuadër.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport agim ibraimi gjelbrim taipi shqiprim taipi skuadra e kukesit agim ibraimi gjelbrim taipi shqiprim taipi skuadra e kukesit

Sondazh

Poll