Sport

Cristiano Ronaldo vendos më në fund për të ardhmen…

16 Korrik 2021, 16:44 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo vendos më në fund për të ardhmen…

ITALI – Ka ardhur momenti, që edhe Cristiano Ronaldo të vendosë për të ardhmene tij kur ka mbërritur në 12 muajt e fundit të kontratës me Juventusin.

Ai kërkohet që këtë verë nga Reali i Madridit apo Manchester, pasi trajneri i “Djajve” ka deklaruar se shumë shpejt do ta kontaktojë portugezin.

Megjithatë Ronaldo ka treguar një formë shumë të mirë këto kohë te Juventusi, pasi në dy vitet e fundit ka shënuar nga 29 dhe 33 gola, çka tregon një periudhë të mirë që po kalon 36-vjeçari.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, ai do të qëndrojë edhe këtë vit për t’u larguar sezoni e ardhshëm si lojtar i lirë.

Juventusi nga ana tjetër i ka kërkuar të rinovojë kontratën, por Ronaldo ka deklaruar gjithmonë se do ta mbyllë karrierën te Sportingu i Lisbonës nga ku është zbuluar si talent.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “gazzetta dello sport” cristiano ronaldo juventusin manchester reali i madridit sportingu i lisbonës “gazzetta dello sport” cristiano ronaldo juventusin manchester reali i madridit sportingu i lisbonës

Sondazh

Poll