Sport

Prezantohet trajneri i ri Longo: “Lashë Dinamon e Kievit për Kukësin”

16 Korrik 2021, 13:24 Nga DOSJA

TIRANE – Që nga dita e djeshme, zyrtarisht Diego Longo do të jetë trajneri i ri i Kukësit. Ndihmës i tij, do të jetë Amadeo Di Latte, ish-portier i Sampdorias dhe Livornos. Sot në mesditë, Longo, në mjediset e stadiumit “Air Albania” ka dalë para mediave dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Që në momentin e parë që takova Aldon (Gjici), Pejiç dhe Matraxhiun, folëm hapur. Erdha këtu prej besimit të dhënë. E rëndësishme është të jemi të gjithë bashkë, të punojmë dhe të arrijmë objektivat. E njoh kampionatin, e njihja që më parë dhe jo tani kur nisëm të flasim, para tre javësh,”- tha fillimisht trajneri Longo.

“Më pëlqen Superiorja, mund të rritemi si ekipi. Nuk flas dot për ekipet e tjera për momentin. Sezonin e shkuar të tjerët ishin më mirë se ne. Të shohim Kukësin dhe të përmirësohemi, sidomos në mentalitet. Trajneri Edy Reja e kam njohur më parë, do e kontaktoj së shpejti dhe do takohemi. Për mua është e rëndësishme të jap më të mirën. Duhet të përmirësohemi. Kam pasur biseda me të dhe është nga ata që të vjen në ndihmë,”- vazhdoi Longo.

Kam shumë besim te futbollistë dhe te klubi, që i ka afruar. Nuk i kam stërvitur ende. Ka lojtarë të rinj dhe me eksperiencë. Mund të përmend brazilianin që ka ardhur. Nuk do të futemi në fushë sikur i kemi fituar ndeshjet, do punojmë që të futemi për të fituar.

Pyetjes, se ju në të shkuarën keni eksperienca vetëm, si ndihmës, trajneri Longo iu përgjigj: “Si asistentë kanë punuar edhe Flick, Tuchel dhe Mourinho. Shpresoj të jem në rrugën e tyre. Është privilegj të punosh në klube të mëdha. Kisha kontratë me Dinamo Kiev dhe vendos të largohem për të nisur eksperiencën si trajner. Kemi objektiva të rëndësishme.

Ndërkohë, që kur u pyet se kush janë objektivat e Kukësit për sezonin e ardhshëm, ai tha: “Qëllimet e klubit janë të qartë: të jemi kompetitivë. Nuk mund të them tani që do të fitojmë kampionatin. Nuk e bënë as Teuta, as Vllaznia e as Partizani. Ne do të bëjmë më të mirën tonë. Sa i takon merkatos, do të flas me klubin. Nuk flas për emra. Do flas me klubin për çfarë lojtarësh duhet të vijnë këtu.”

Këto ishin fjalët e para dhe prezantimin e tij para medias, të trajnerit të ri italian Diego Longo të skuadrës së Kukësit, i cili më herët ka qenë edhe ndihmës i rumunit Mirçea Luceskut te Dinamo e Kievit. Po sot pasdite ai do të nisë nga puna dhe do të seancën e parë stërvitore me skuadrën verilindore.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport amadeo di latte diego longo ish-portier i sampdorias dhe livornos stadiumit “air albania” trajneri i ri i kukësit amadeo di latte diego longo ish-portier i sampdorias dhe livornos stadiumit “air albania” trajneri i ri i kukësit

Sondazh

Poll