Sport

Ajax “përqafon” vitet 70′, uniformat e sezonit të ri në nderim të Johan Cruyff dhe legjendave që bënë h

14 Korrik 2021, 19:45 Nga DOSJA
Ajax “përqafon” vitet 70′, uniformat e sezonit të ri

HOLLANDË-Me një futboll që vazhdimisht shkon drejt së ardhmes, midis teknologjisë në fushë, rrjeteve sociale dhe kush e di se çfarë tjetër, ka nga ata që në vend të kësaj kanë vendosur të kthehen në të kaluarën. Sigurisht, mbase është më e thjeshtë kur mendon se e kaluara në fjalë përbëhet nga tre Kupa Evropiane, një ekip i admiruar në të gjithë botën dhe kampionë që kanë shkruar historinë e futbollit hollandez dhe më gjerë.

Prandaj është logjike që në fanellat e sezonit 2020/21, Ajax vendosi të marrë frymëzim nga uniforma e viteve 70′, ata që udhëhiqeshin nga Johan Cruijff e që sollën sollën futbollin total.

 

 

A post shared by AFC Ajax (@afcajax)

Siç shpjegon VoetbalInternational, në fakt, qëllimi ishte që uniformat të bëhëshin sa më retro, pasi në ato vite lojtarët luanin vetëm me numër në fanellë, pa ndonjë emër.Me pak fjalë, një restyling i vërtetë që sigurisht do të bëjë të lumtur tifozët e vjetër, por edhe ata që u rritën me mitin e atij Ajax që pushtoi botën.

Old fashion #ForTheFuture ♥️ pic.twitter.com/cT9lHEx1Ko

— AFC Ajax (@AFCAjax) July 14, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ajax hollandë ajax hollandë

Sondazh

Poll