Bota

Nxori këmbën jashtë dritares së makinës së Ministrisë së Infrastrukturës, gjobitet zyrtari në Ferizaj

15 Korrik 2021, 08:54 Nga DOSJA
Nxori këmbën jashtë dritares së makinës së

FERIZAJ-Zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës në Ferizaj, është gjobitur nga policia pasi kishte nxjerrë këmbën në dritaren e makinës. Policia ka arritur të identifikojë zyrtarin nga Ministria e Infrastrukturës, i cili ishte pasagjeri në automjetin zyrtar të kësaj ministrie.

Policia raporton se veprimi i tij ka penguar drejtuesin e automjetit, pasi nxorri këmbën jashtë dritares së makinës. Sipas policisë, me këtë veprim ka shkaktuar kundërvajtje, pengim mbi kontrollin që drejtuesi ka mbi mjetin.

Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt. Zyrtari  60-vjeçar, pranoi se kishte shkaktuar kundërvatje dhe për këtë mori gjobë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gjobitet zyrtari ne ferizaj gjobitet zyrtari ne ferizaj

Sondazh

Poll