Bota

Anglia dhe Uellsi do të ndalojnë ‘testin e virgjërisë’: Janë abuzive dhe shkaktojnë vrasjet për nder

15 Korrik 2021, 07:05 Nga DOSJA
Anglia dhe Uellsi do të ndalojnë ‘testin e

BRITANI– Anglia dhe Uellsi do të votojnë që testimi i virgjërisë të jetë një vepër penale pasi aktivistët paralajmërojnë se praktika joshkencore i lë gratë dhe vajzat në rrezik të të ashtuquajturave vrasje ‘të nderit’.

Sipas DailyMail, vendimi për të ndaluar praktikën ndiqet nga një projekt-ligj i një anëtari privat i prezantuar nga deputeti konservator, Richard Holden për të nxjerrë shpallur të jashtëligjshme procedurën ndërhyrëse.

Testet e virgjërisë dhe operacionet e riparimit të himenit po kryhen nga mjekët për të kontrolluar ose rivendosur virgjërinë e vajzave dhe grave, shpesh para martesës. Këto praktika nuk janë themeluar në shkencë, janë abuzive dhe përjetësojnë mite të rrezikshme’.-tha Holden.

Me mbështetjen e Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social, propozimet tani janë futur në Projektligjin për Shëndetin dhe Kujdesin. Projekt-legjislacioni gjithashtu përfshin për herë të parë ndalimin e himenoplastikës, procesin me të cilin himeni rindërtohet përkohësisht. Procedura është e njohur gjithashtu si ‘riparim’ i virgjërisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron testimin e virgjërisë si shkelje të të drejtave të njeriut, duke thënë se ai “shoqërohet me pasoja të menjëhershme dhe afatgjata që janë të dëmshme për mirëqenien fizike, psikologjike dhe sociale të gruas”.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota anglia heq testimin e virgjerise richard holden anglia heq testimin e virgjerise richard holden

Sondazh

Poll