Bota

Misteri i helmimit të banorëve të Deçanit, dëshmon qytetari: Nuk kemi pirë ujë tubacioni por bashkëshorten e kam me simp

15 Korrik 2021, 06:33 Nga DOSJA
Misteri i helmimit të banorëve të Deçanit, dëshmon

KOSOVË- Vazhdon enigma e helmimit të qytetarëve në komunën e Deçanit, ku vetëm mbrëmjen e së mërkurës 184 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në QKMF-në e komunës.

Sipas të dhënave të IKSHK-së pas analizave të kryera në disa mostra të ujit ai nuk rezultoi i kontaminuar, madje kjo shton dyshimet dhe nga dëshmitë e qytetarëve.

Një emigrant nga Zvicra i cili prej tre ditësh ishte kthyer në Kosovë për pushime, dëshmoi se ai dhe familja e tij nuk e kanë përdorur ujin e ujësjellësit, por ndërkohë bashkëshortja e tij ka shafaqur shenja helimi.

Quhem  Ramë Tetaj, nga komuna e Deçanit kam ardhë para tre dite prej Zvicrës, sa i përket koronavirusit i kemi marrë injeksionet, sot gruaja ime është në emergjencë, muj me thanë se prej se jemi ardhë prej Zvicrës, dhe deri në këtë minutë ujë nuk këna pijë, vetëm të blerë se nuk e përdorim këta të ujësjellësit, dhe momentalisht shoqen e kam shumë dobët në emergjencë” tha Tetaj.

Sipas Tetajt bashkëshortja ankohet prej të vjellave dhe diarresë, dhe se edhe vëllai dhe gruaja e tij janë po ashtu me simptoma të helmimit.

Lajmi kryesor/ Deçani në gjendje të JASHTËZAKONSHME prej 5 ditësh/ 1.500 qytetarë të helmuar mes tyre 51 fëmijë! Rezultatet e IKSHPK: Uji nuk është i kontaminuar. Qytetarët AKUZOJNË serbët

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora helmimi i banoreve te decanit rame telaj helmimi i banoreve te decanit rame telaj

Sondazh

Poll

Bota 14 Korrik 2021, 20:48

Beteja pro e kundër të drejtës së abortit

Presioni ekonomik i shkaktuar nga pandemia si dhe ligjet e reja që kufizojnë abortin kanë detyruar shumë gra, sidomos nga shtresat e varfra, të shkojnë në kryeq...