Merret vendimi, nga 1 shtatori qytetarët e Kosovës duhet të paguajnë 5 euro më shumë për regjistrimin e automjetit
15 Korrik 2021, 06:53Nga DOSJA
KOSOVË– Sipas vendimit të Ministrisë së Infrastukturës së Kosovës, qytetarët që posedojnë një makinë duhet të paguajnë 5 euro shtesë për të marrë pullën ngjitëse që vërteton se automjeti ka kryer kontrollin teknik.
Zëvëndësministri, Hysen Durmishi thotë se kjo do të t’i ndihmojë Kosovës të aplikojë për karton të gjelbërt.
Por jo të gjithë e kanë mirëpritur këtë vendim, ekspertët e transportit thonë se kjo pagesë po bëhet e tepërt për qytetarët, pasi çmimi për regjistrimin e veturës u ngrit edhe vitin e kaluar.
Gjithsesi në bazë të vendimit, ky rregull do të hyjë në fuqi më 1 shtator, dhe të gjithë qytetarët që posedojnë një mjet janë të detyruar të kryejnë këtë pagesë në momentin që do të regjistrojnë automjetet e tyre.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË- Vazhdon enigma e helmimit të qytetarëve në komunën e Deçanit, ku vetëm mbrëmjen e së mërkurës 184 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në Q...
KOSOVË– Uji u tha ishte shkaktari i helmimit të më shumë se 1 mijë banorëve në Deçan. Mirëpo qytetarët besojnë se helmimin e kanë bërë dy serbë, të ...
BOTË– Vdekjet dhe rastet e COVID-19 janë në rritje përsëri në shkallë globale që po sjell si rezultat një raund tjetër kufizimesh dhe po zbeh shpresa...
KOSOVË– Numri i të helmuarve në Komunën e Deçanit ka kaluar mbi 1.500 ku 51 ndër to janë fëmijë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë...
Drejtuesja e një emisioni televiziv të Seksionit Persian të Zërit të Amerikës dhe një kritike e hapur e qeverisë iraniane, ka dhënë hollësi të reja rreth njofti...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian prezantuan të mërkurën planet më gjithëpërfshirëse deri sot për të luftuar ndryshimin e klimës, me një objektiv të ri që deri n...
“Bota është në fazat e hershme të një vale të re pandemie”, tha drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Andrew Gembreses.“Ne aktualisht j...
BALLKAN– Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin kanë nisur arrestimet në valë, në radhët e zyrtarëve të lartë. Sot në pranga përfundoi Osman Mehmedi&cce...