Bota

Vazhdon të rëndohet situata në Deçan, flet mjekja: 114 qytetarë janë paraqitur mëngjesin e sotëm, një fëmijë në gjen

15 Korrik 2021, 06:44 Nga DOSJA
Vazhdon të rëndohet situata në Deçan, flet mjekja: 114

KOSOVË– Situata në komunën e Deçanit vazhdon të jetë e rëndë. Një numër i madh gjatë ditë së Mërkurë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në  Qendrën e Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në këtë komunë.

Doktoreshë, Feride Dautaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nga pasditja e së mërkurës deri sot në mëngjes rreth 114 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Prej tyre 67 kanë qenë me simptomatologji të helmimit, kurse dy raste i kemi referuar për në Spitalin e Pejës”, tha Dautaj.

Dautaj bëri të ditur gjithashtu se një fëmijë i moshës 1 vjeç është dërguar në Spitalin e Gjakovës.

Një fëmijë i moshës 1 vjeç i cili ka qenë duke u trajtuar që tre ditë në QKMF në Deçan, është dërguar për në Spitalin e Gjakovës për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore”, u shpreh Dautaj.

Lajmi kryesor/ Deçani në gjendje të JASHTËZAKONSHME prej 5 ditësh/ 1.500 qytetarë të helmuar mes tyre 51 fëmijë! Rezultatet e IKSHPK: Uji nuk është i kontaminuar. Qytetarët AKUZOJNË serbët

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora feride dautaj helmimi i banoreve te decanit feride dautaj helmimi i banoreve te decanit

Sondazh

Poll