Bota

9 persona rezultojnë pozitivë në fluturimin nga Malta në Itali, karantinohen të 70 pasagjerët përfshirë ata me certifika

15 Korrik 2021, 07:20 Nga DOSJA
9 persona rezultojnë pozitivë në fluturimin nga Malta në

ITALI– Nëntë persona nga 65 pasagjerë të cilët i’u nënshtruan një testimi të shpejtë në një avion i cili kthehej nga Malta në Abruzzo të Italisë rezultuan pozitivë me Covid-19.

Sipas mediave italiane, Task forca rajonale, si një masë paraprake, ka vendosur të vendosë të 70 pasagjerët që ndodheshin në fluturim në izolim total për 14 ditë, madje edhe ata me çertifikatë vaksinimi, sepse konsiderohen kontakte të ngushta pozitive.

Zëdhënësi rajonal për emergjencat, Alberto Albani, me kërkesë të guvernatorit, Marco Marsilio kërkoi testim për të gjithë pasagjerët që mbërrijnë nga Malta, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja.

Rajoni i Abruzzo dhe grupi i emergjencës kanë miratuar një masë që shkon në drejtimin e duhur. Ky operacion solli menjëherë rezultatet e para. Virusi po kthehet në nivele të rrezikshme të përhapjes. Si masë paraprake ne kemi vendosur izolimin 14-ditor për të gjithë pasagjerët, pavarësisht nga certifikata e vaksinimit. Për fat të mirë, ne ishim në gjendje të kapim rastet menjëherë. Ne jemi duke u përpjekur të gërmojmë çdo vatër përhapje.’‘-tha Albani.

Tashmë kur dukej se situata e pandemisë globale të koronavirusit po shkonte drejt normalizimit dhe shuarjes, varianti Delta ka sjellë shqetësime në të gjithë botën. Vetëm javën e fundit shtimi i rasteve ka bërë që disa vende të rikthejnë masat shtrënguese dhe disa të tjerë të shtyjnë ato aktuale duke mos bërë ‘hapjen’ totale që ishte parashikuar në verë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 9 pasagjere pozitiv ne itali koronavirusi ne itali varianti delta 9 pasagjere pozitiv ne itali koronavirusi ne itali varianti delta

Sondazh

Poll