Bota

Situata në Deçan, Musliu flet pas raportimit të drejtorit të AKI-së: Ende nuk dihet çfarë po e shkakton helmimin

15 Korrik 2021, 08:50 Nga DOSJA
Situata në Deçan, Musliu flet pas raportimit të drejtorit

KOSOVË– Kryetarja e komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka folur pas mbledhjes së komisionit ku në raportim ishte drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti lidhur me situatën në Deçan

Musliu tha se nuk ka nevojë që të ketë panik nga ana e qytetarëve të Deçanit sa i përket sigurisë kombëtare.

Sot kemi pas në raportim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti që të na njoftoj për gjendjen e krijuar në Deçan. Si komision kemi qenë të shqetësuar dhe të preokupuar për këtë çështje dhe kemi dashur që qytetarët e Kosovës ti sigurojmë sa i përket anës së sigurisë kombëtare”, tha Musliu.

Ajo shtoi se deri tani nuk mund të konsiderohet helmim i mirëfilltë sepse ende nuk ka prova që e vërtetojnë atë, pasi përgjigja e mostrave të para të ujit nuk e nxorri ujin e kontaminuar.

Mund të them me bindje të plotë se qytetarët e Deçanit s’duhet të kenë panik sa i përket anës së sigurisë kombëtare dhe përgjegjësive që ka AKI. AKI është në kryerje të detyrës dhe me të gjitha kapacitet po vëzhgon çdo lëvizje atje. Kaq na tha edhe drejtori në komision, pasi s’ka as të dhëna përfundimtare janë të dhëna preliminare pas s’është ende e saktë situata për atë çfarë po ndodhë me shëndetin e qytetarëve. Në këto moment duhet theksuar se s’ka vend për panik sa i përket sigurisë naiconale. AKI po vepron në Deçan dhe është në krye të detyrës kudo. Është një lajm i mirë për ne, por edhe për qytetarët e Kosovës”, tha Musliu.

Lajmi kryesor/ Deçani në gjendje të JASHTËZAKONSHME prej 5 ditësh/ 1.500 qytetarë të helmuar mes tyre 51 fëmijë! Rezultatet e IKSHPK: Uji nuk është i kontaminuar. Qytetarët AKUZOJNË serbët

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora   ganimete musliu helmimi i banoreve te decanit petrit ajeti   ganimete musliu helmimi i banoreve te decanit petrit ajeti

Sondazh

Poll