Bota

Masat e reja anti-Covid, Franca ‘shpërthen’ në protesta, qytetarët: Është totalisht jodemokratike

15 Korrik 2021, 08:06 Nga DOSJA
Masat e reja anti-Covid, Franca ‘shpërthen’ në protesta,

FRANCË– Mijëra qytetar francez kanë dalë në protesta ditën e djeshme kundër planit të presidentit, Emmanuel Macron për të kvrkuar një certifikatë vaksinimi ose test PCR negativ për të hyrë në bare, kinema dhe restorante.

Sipas Reuters, policia hodhi gaz lotësjellës në disa raste ndërsa protestuesit përmbysnin koshat e plehrave dhe i vunë zjarrin disa të tjerave. Disa protestues kishin disa pankarta ku thuhej “Jo për kartën e shëndetit”, ”Është totalisht jodemokratike”.

”Macron luan me frikën, është revoltuese. Unë njoh njerëz që tani do të vaksinohen vetëm në mënyrë që të mund të marrin fëmijët e tyre në kinema”,-tha një prej protestuesve.

Macron thotë se vaksina është mënyra më e mirë për ta kthyer Francën në rrugën e normalitetit dhe se ai po inkurajon sa më shumë njerëz që të inokulohen. Ndër propozimet e tjera në projekt-ligjin e qeverisë është izolimi i detyrueshëm për 10 ditë i kujtdo që rezulton pozitiv, me policinë që bën kontrolle të rastësishme, njoftoi media franceze. Zyra e Kryeministrit nuk u përgjigj kur u pyet për të konfirmuar detajet.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emmanuela macron koronavirusi ne france protesta ne france emmanuela macron koronavirusi ne france protesta ne france

Sondazh

Poll