Bota

Helmimi i më shumë se 1 mijë qytetarëve në Deçan/ Pronari i lokalit akuzon dy SERBËT: Mu dukën të dyshimtë, u njoftua

15 Korrik 2021, 06:27 Nga DOSJA
Helmimi i më shumë se 1 mijë qytetarëve në

KOSOVË– Uji u tha ishte shkaktari i helmimit të më shumë se 1 mijë banorëve në Deçan. Mirëpo qytetarët besojnë se helmimin e kanë bërë dy serbë, të cilët vizituan vendin më 27 qershor.

‘Albanianpost’ ka bërë një vizitë në një nga ndalesat e ujësjellësit e ‘Hidrondrinit’ në komunën e Deçanit, aty ku vunë re se ishte gjysmë e hapur, dhe kapaku i betonit mbi të ishte i lëvizshëm dhe i pasiguruar.

Drejtori i ujësjellësit rajonal Hidrodrini, Agron Tigani, dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit të ujësjellësit të Deçanit, Petrit Januzaj kanë mohuar kategorikisht se ato puseta mund të keqpërdoren lehtësisht nga keqbërësit.

Mirëpo, nuk mendojnë këtu qytetarët. Naim Muçaj, pronari i një restorani, 500 metra në rrugë ajrore larg këtyre pikave të ujit, tha se me 27 qershor zona është vizituar nga dy të rinj serb, të cilët kishin ardhur me një veturë me tabela të Novisadit, të cilët e kishin pyetur për Manastirin e Deçanit.

Për shkak se ata iu ishin dukur të dyshimtë, Mucaj kishte njoftuar Policinë e Deçanit dhe u kishte treguar pamjet e kamerave të sigurisë, për t’i identifikuar ata.

Prej 5 ditësh Deçani është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të helmimit që kanë pësuar më shumë se 1 mijë persona.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora helmimi i banoreve te decanit helmimi i banoreve te decanit

Sondazh

Poll

Bota 14 Korrik 2021, 20:48

Beteja pro e kundër të drejtës së abortit

Presioni ekonomik i shkaktuar nga pandemia si dhe ligjet e reja që kufizojnë abortin kanë detyruar shumë gra, sidomos nga shtresat e varfra, të shkojnë në kryeq...