Bota

Qindra banorë të helmuar në Deçan, mjeku infeksionist: Është shpërthim epidemik!

15 Korrik 2021, 06:12 Nga DOSJA
Qindra banorë të helmuar në Deçan, mjeku infeksionist:

KOSOVË– Kërkimet për gjetjen e shkakut që çoi në helmimin e qindra banorëve të Deçanit në Kosovë ende vijojnë. Aktualisht shumë prej këtyre qytetarëve po marrin ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore. Mirëpo, këtë rast të rëndë infeksionisti, Ilir Tolaj e cilëson si shpërthim epidemik.

“Është shpërthim epidemik, i një gjendje të provokuar nga një agjent i jashtëm, me gjasë edhe në bazë të simptomatologjisë edhe në bazë të të dhënave epidemike prezente dhe që janë në dispozicion ky agjent gjasat janë më të mëdha që të jetë infeksion,”- tha Tolaj.

Ai tha se nuk mendon që shkaktari i këtij helmimi të jetë kimik.

“Përhapja e këtyre infeksioneve në një regjion të caktuar, në fakt shumica apo pjesa më e madhe të këtyre të sëmurëve janë nga regjioni që furnizohen nja një vijë e ujit dhe ata që kanë marrë pjesë praktikisht ose që rastësisht kanë ndodhë që janë të fshatrave tjera por që ka ndodhë në periudha të caktuara të kohës në atë regjion. Prandaj, kjo e bënë jashtëzakonisht të besueshme që uji mund të jetë një prej burimeve të infeksionit. Shkaktarët edhe ata të cilët mund të përhapen me ujë janë të shumtë dhe mund të jenë edhe baktere edhe parazit, por nuk e mendoj që është kimik,”, -shtoi Tolaj.

Lajmi kryesor/ Deçani në gjendje të JASHTËZAKONSHME prej 5 ditësh/ 1.500 qytetarë të helmuar mes tyre 51 fëmijë! Rezultatet e IKSHPK: Uji nuk është i kontaminuar. Qytetarët AKUZOJNË serbët

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora helmimi i banoreve te decanit ilir tolaj helmimi i banoreve te decanit ilir tolaj

Sondazh

Poll

Bota 14 Korrik 2021, 20:48

Beteja pro e kundër të drejtës së abortit

Presioni ekonomik i shkaktuar nga pandemia si dhe ligjet e reja që kufizojnë abortin kanë detyruar shumë gra, sidomos nga shtresat e varfra, të shkojnë në kryeq...