Bota

Deçani në gjendje të JASHTËZAKONSHME prej 5 ditësh/ 1.500 qytetarë të helmuar mes tyre 51 fëmijë! Rezultatet e IKSHPK:

15 Korrik 2021, 06:21 Nga DOSJA
Deçani në gjendje të JASHTËZAKONSHME prej 5 ditësh/

KOSOVË– Numri i të helmuarve në Komunën e Deçanit ka kaluar mbi 1.500 ku 51 ndër to janë fëmijë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës pas analizës që i është bërë mostrave të ujit, kanë dalë në përfundimin janë identifikuar disa baktere që mund të ndikojnë për kontaminim të ujit të pijshëm.

Pas këtij njoftimi është bërë me dije nga kryekomurari se kompania ‘Hodrodrini’ e cila kishte në menaxhim ujësjellësin e Deçanit, nuk do ta menaxhojë më. Direkt pas kësaj deklarate ka reaguar kompania, e cila kërkoi demostrimin e mostrave të ujit dhe ti krahasonin ato me ujin e puseve që kanë banorët nëpër shtëpia. Nga ana tjetër, pasaludimeve se gjithë këtë situatë mund ta kenë shkaktuar serbët, ka reaguar edhe ambasada amerikane e cila i ka kërkuar të gjithë qytetarëve të lënë pas thashethemet dhe të presin faktet.

Ndërkohë dy vdekjet e dyshimta që kanë ndodhur të martën në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës nuk kanë të bëjnë me helmimin në Deçan, por si kanë ndodhur si shkak i sulmit kardiak, sipas Nikqit.

Komuna e Deçanit, në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Parandalimin dhe Sëmundjeve Ngjitëse të Statutit të komunës së Deçanit, mori vendimin që të shpallet gjendje emergjente në tërë territorin e kësaj komune.

Prej pesë ditësh, komuna e Deçanit nuk mund të konsumojë ujin e pijshëm të zonës. Me rreth 1500 qytetarë janë shtruar në spital me simptoma helmimi, duke ngritur alarmin e autoriteteve vendase. Kompania ‘Hidrodini’ bëri thirrje që mos të konsumohet uji derisa të dalë përgjigja laboratorike e mostrave.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora halil komoni helmimi i banoreve te decanit shkodran nikqi halil komoni helmimi i banoreve te decanit shkodran nikqi

Sondazh

Poll

Bota 14 Korrik 2021, 20:48

Beteja pro e kundër të drejtës së abortit

Presioni ekonomik i shkaktuar nga pandemia si dhe ligjet e reja që kufizojnë abortin kanë detyruar shumë gra, sidomos nga shtresat e varfra, të shkojnë në kryeq...