Sport

Zëvendësimi i tapetit në “Air Albania”, Tomorri: “Shpresojmë, që fusha të jetë “Ok” për ndeshjen ndaj Hungaris

14 Korrik 2021, 11:04 Nga DOSJA

TIRANE – Ka nisur që prej ditës së premte puna për heqjen e tapetit të vjetër në fushën e stadiumit kombëtar “Air Albania”, që do të zëvendësohet me tapetin e ri me synim që gjithçka të jetë gati për në muajin shtator, kur Shqipëria do të rinisë fushatën e ndeshjeve eliminatore kundër Hungarisë dhe San Marinos, të vlefshme për kampionatin botëror “Katar 2022”.

Në një prononcim të dhënë për “Dosja.al”, administratori i stadiumit “Air Albania”, Kejdi Tomorri, është shprehur se pas heqjes së tapetit dhe rregullimit të bazamentit, do të vijojë puna për shtrimin e tapetit hibrid, duke theksuar se ky është një proces që do kohë, por që do të jetë gati për muajin shtator.

“Aktualisht po procedojmë me heqjen e bazamentit, pra rreth 15 cm. rrërë. Nesër fillojmë me shtrimin e një shtrese të re me rrëre, të përzier me torfë dhe besojmë se bazamenti do të jetë gati deri më datën 25 korrik.

Më pas duhet edhe dy ditë për procedimin e tapetit artificial, pra që vendoset një pjesë e tapetit artificial, mbi të cilin hidhet prap nja 3 cm. rrërë dhe pastaj kalohet te mbjellja. Ne besojmë, se fara e hedhur, pas 15 apo 20 ditësh, do të mbijë. Kështu që besojmë dhe shpresojmë, që fusha do të jetë “Ok” për ndeshjen ndaj Hungarisë,” – shprehet Tomorri.

Me fushën e re hibride që do të instalohet, Tomorri thekson se do të ketë mundësi që të luhen më shumë ndeshje dhe aktivitete të tjera ekstra sportive. “Përzgjedhja e tapetit hibrid është bërë me këtë qëllim, që të mbajë ngarkesë më të madhe dhe mund të përdoret edhe për koncerte apo spektakle që mund të mbahen në fushë”,- përfundon fjalën e tij administratori i “Air Albania”, Kejdi Tomorri.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “ok” për ndeshjen ndaj hungarisë air albania kejdi tomorri pas heqjes së tapetit “ok” për ndeshjen ndaj hungarisë air albania kejdi tomorri pas heqjes së tapetit

Sondazh

Poll