Sport

VIDEO/ Mura rezulton “mur” për Shkëndijen e Tetovës, kampionët e Sllovenisë tregohen të pamëshirshëm

13 Korrik 2021, 20:15 Nga DOSJA
VIDEO/ Mura rezulton “mur” për Shkëndijen e Tetovës,

SLLOVENI- Shkëndija e Tetovës nuk jep “shkëndija” as në Slloveni. Kuqezinjtë u mundën lehtësisht nga Mura me shifrat 5-0. Fillimisht u mendua se Shkëndija do të bënte një reagim krenarie pas humbjes 1-0 në Shkup, por ndodhi e kundërta. Festivali i golave nisi në minutën e 25′ kur Bobicanec shënoi golin e avantazhit për Murën.

Sulmuesi u bë protagonist i sllovenëve, pasi ishte autori i golit të vetëm edhe në ndeshjen e parë në Shkup.Më pas për të vrarë ndeshjen mendoi mbrojtësi sllovak Jan Krivak, që mori dy kartonë të verdhë në harkun e tre minutave dhe la Shkëndijën me 10 futbollistë që nga minuta e 42-të, duke bërë gjithçka më të lehtë për vendasit.

Vetëm disa sekonda nga përfundimi i pjesës së parë Kouter do të shënonte golin e dytë duke vrarë çdo ëndërr të Shkëndijes. Pjesa e dytë nisi nën diktatin e sllovenëve kur Klepac e dy herë Kous, shënuan në portën e Zahov.Pas këtij eliminimi të hidhur, Shkëndija, do të kalojë në raundin e dytë të Conference League ku do të përballet me Rigën.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league mura shkendija champions league mura shkendija

Sondazh

Poll