Sport

VIDEO/ Teuta nuk lë gjurmë në Champions League, Sheriff Tiraspol e mund dhe në sfidën e dytë

13 Korrik 2021, 20:01 Nga DOSJA
VIDEO/ Teuta nuk lë gjurmë në Champions League, Sheriff Tiraspol

MOLDAVI-Teuta nuk ia del as në Moldavi. Skuadra durrsake nuk lë gjurmë në kualifikueset e Champions League. Përballë Sheriff Tiraspol skuadra drejtuar nga Edi Martini mposhtet me shifrat 1-0, teksa në sfidën e parë ishte mundur 4-0.

Ndonëse për kualifikimin gjithçka ishte vendosur që në Durrës, pritej që kampionët e Shqipërisë të bënin një reagim krenarie në transfertën moldave, por u shfaqën sërish të pafuqishëm dhe inferiorë ndaj kundërshtarit.

Në “Stadionul Sheriff” vendasit e nisën vrullshëm dhe ishte sulmuesi që shënoi golin e katërt në Durrës, maliani Adama Traore, ai që dërgoi topin në rrjetën e portës së Frashërit, që në minutën e 6’ të takimit.Teuta do të vijojë në Conference League, pasi do të përballet me skuadrën nga Andorra, Inter de Esclades, në turin e dytë eliminator.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league sheriff tiraspol teuta champions league sheriff tiraspol teuta

Sondazh

Poll