Sport

Miqësore luksi në Austri: Real Madridi përballë Milanit…

14 Korrik 2021, 06:09 Nga DOSJA

AUSTRI – Gjithçka është konfirmuar dhe bërë gati. Pritet vetëm 8 gusht, kur në stadiumin “Wörthersee” në Klagenfurt të Austrisë, të zbresin në fushë Milani dhe Real Madridi, në një ndeshje miqësor. Ndeshja do të nisë nga ora 18:30.

Kjo miqësore luksi, do të jetë edhe një sfidë solidariteti. Ajo do të organizohet nga “Athletes Versus”, një organizatë jofitimprurëse që mbështet atletët në përpjekjet e tyre për të luftuar të gjitha format e diskriminimit, ku “kuqezinjtë” dhe “los blancos” janë bashkë.

Në këtë ndeshje, njëherësh do të revokohet edhe historia e dy klubeve të mëdha. Do të jetë një mbrëmje kujtimesh për Carlo Ancelottin, trajneri i Real Madridit, i cili ka shkruar faqe të paharrueshme në historinë e Milanit.

 

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “athletes versus” klagenfurt të austrisë milani miqësore luksi real madridi “athletes versus” klagenfurt të austrisë milani miqësore luksi real madridi

Sondazh

Poll