Sport

Leo Messi dhe Neymar, në skuadrën më të mirë të “Copa America”…

13 Korrik 2021, 15:51 Nga DOSJA

BRAZIL – Argjentina, fituesja e edicionit të 47-të të “Copa America”, i cili përfundoi fundjavën e kaluar, ka katër lojtarë në ekipin tip zyrtar të krijuar nga Conmebol. Ata janë portieri Emiliano Martinez, mbrojtësi Cristian Romero, mesfushori Rodrigo De Paul dhe, padyshim, sulmuesi Lionel Messi. Brazili përfaqësohet nga tre lojtarë, përfshirë dy lojtarë të Paris SG (Marquinhos dhe Neymar, përveç Casemiro). Isla (Kili), Estupinan (Ekuador), Yotun (Peru) dhe Diaz (Kolumbi) plotësojnë skuadrën tip të “Copa America”.

Ja dhe lojtarët e përzgjedhur për të formuar “skuadrën tip”:

Në portë: Martinez (Argjentinë)

Në mbrojtje: Isla (Kili), Romero (Argjentinë), Marquinhos (Brazil), Estupinan (Ekuador)

Në mesfushë: De Paul (Argjentinë), Casemiro (Brazil), Yotun (Peru)

Në sulm: Messi (Argjentinë), Neymar (Brazil), Diaz (Kolumbi).

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport argjentina copa america diaz (kolumbi) messi (argjentinë) neymar (brazil) argjentina copa america diaz (kolumbi) messi (argjentinë) neymar (brazil)

Sondazh

Poll