Sport

Milani, gjithnjë e më shumë francez: Pas Giroud, në pritje edhe të Ballo-Touré

13 Korrik 2021, 16:23 Nga DOSJA
Milani, gjithnjë e më shumë francez: Pas Giroud, në pritje

ITALI – Milanello, është shndërruar në provincë e… Parisit. Kthesa frënge e kuqezinjve ka filluar me ardhjet e Theos dhe Kalulu. Me ndihmën skautit Moncada, në këtë treg veror Milani po bëhet gjithnjë e më francez. Të enjten në mbrëmje, Olivier Giroud pritet në Milano, i cili do të kryejë vizitat mjekësore të premten në mëngjes dhe më pas do të nënshkruajë kontratën.

Edhe ardhja e mbrojtësit  Ballo-Touré, që do të mbërrijë si huazuar nga Monaco me të drejtën e blerjes, është gjithashtu shumë afër. Këtyre mund t’i shtohet edhe Tiemoué Bakayoko, një i njohur i vjetër i Milanit, i cili nuk do ta kishte problem të hynte në mesfushën e Piolit.

Edhe në mesin e fushës, flitet frëngjisht. Kessie dhe Bennacer e deklaruan atë gjatë disa intervistave: “Ne e kuptojmë njëri-tjetrin më mirë dhe është më lehtë”. Belgu Saelemaekers bashkohet me frëngjishtfolësit, ndërsa Kjaer dhe Leao kanë luajtuar në Ligue 1 dhe sigurisht kanë mësuan pak nga gjuha. E njëjta gjë vlen edhe për Ibran, katër vjet nën Kullën Eiffel.

Përveç Maignan, portierit të tretë të Deschamps në “Euro 2020”, francezë te Milani aktualisht janë Kalulu dhe Theo. Giroud, do të jetë francezi i katërti i sezonit 2021-22 dhe i njëzeti në historinë e kuqezinjve.

Një rekord i vërtetë, i të cilit ka një emër dhe mbiemër: Geoffrey Moncada, udhëheqësi i skautëve të Milanit. Vite më parë ishte ai që zbuloi talentin e Mbappé dhe e solli atë në Monako, sot ai punon për kuqezinjtë në të gjithë Europën edhe pse kuqezinjtë po bëhen gjithnjë e më shumë francezë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ballo-touré geoffrey moncada kessie dhe bennacer milanello milani olivier giroud tiemoué bakayoko trajneri pioli ballo-touré geoffrey moncada kessie dhe bennacer milanello milani olivier giroud tiemoué bakayoko trajneri pioli

Sondazh

Poll