Sport

VIDEO/ Myrto Uzuni “ngre dolli” në Kosovë, tre gola Prishtinës për t’u kualifikuar në turin tjetër të C

13 Korrik 2021, 20:31 Nga DOSJA
VIDEO/ Myrto Uzuni “ngre dolli” në Kosovë, tre gola

PRISHTINË– Skuadra hungareze Ferencvaros ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni ka siguruar biletën për në turin e dytë kualifikues të Champions League, teksa ka mposhtur Prishtinën, këtë herë me shifrat 1-3. Protagonisti kryesor i kësaj ndeshjeje ishte padyshim sulmuesi beratas i cili shkëlqeu në tokën shqiptare duke shënuar tre golat e skuadrës së tij.

I pari do të vinte në minutën ne 49, ndërsa më pas do të shënonte dy herë në të 80-n dhe të 85-tën. Sulmuesi shqiptar shpërthen me një hat-trick në “Fadil Vokrri”, por në fund zgjedh të mos festojë asnjë prej golave të tij, duke mbajtur fjalën për të respektuar faktin se përballë kishte një ekip shqiptar si Prishtina.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league ferencvaros prishtina uzuni champions league ferencvaros prishtina uzuni

Sondazh

Poll