Sport

Si përherë, Cassano ‘thumbon’: “Italia e fitoi ‘Euro2020’ pa asnjë sulmues”!

14 Korrik 2021, 05:49 Nga DOSJA
Si përherë, Cassano ‘thumbon’: “Italia e fitoi

ITALI – Ish-sulmuesi “azzurr”, Antonio Cassano, i cili tashmë njihet si një njeri i drejtëpërdrejtë në daljet televizive, ka deklaruar se Italia arriti të fitojë “Euro 2020” edhe pse në gjirin e saj ‘nuk kishte një sulmues’.

Në mbrëmjen e së dielës, Italia, pas barazimit 1-1 mundi Anglinë me penallti në ndeshjen finale të europianit në “Wembley” të Londrës. “Azzurrët” shënuan 13 gola në shtatë ndeshje, një rekord i ri për Italinë, pavarësisht se Immobile realizoi vetëm dy prej tyre.

“Ne kishim një problem të madh, se u bëmë kampionë të Europës, pavarësisht se nuk kishim një sulmues,”- i deklaroi Cassano, mikut të tij Christian Vieri në “Bobo TV”. “Është fakt. Është unike, por trajneri meriton të gjitha meritat, sepse tha që në konferencën e parë për shtyp, se po shkonte në “Euro 2020”, për ta fituar atë”,- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “bobo tv” “wembley” të londrës anglinë antonio cassano christian vieri “bobo tv” “wembley” të londrës anglinë antonio cassano christian vieri

Sondazh

Poll