Sport

Telashe për Federatën angleze, UEFA hap hetim disiplinor për sjelljen e tifozëve në finalen e Europianit

13 Korrik 2021, 15:54 Nga DOSJA
Telashe për Federatën angleze, UEFA hap hetim disiplinor për

EUROPË-UEFA ka nisur një hetim disiplinor ndaj Federatës Angleze të Futbollit në lidhje me sjelljen e tifozëve në finalen e “Wembley-t”. Një inspektor është caktuar për të shqyrtuar ngjarjet brenda dhe jashtë stadiumit. është raportuar se 5,000 huliganë pa bileta ia dolën të futeshin në tribuna.

Akuzat me të cilat përballet Federata e Futbollit kanë të bëjnë me pushtimin e fushës së lojës siç ishte rasti i atij tifozi, hedhje të sendeve, fishkëllima gjatë himnit kombëtar të kundërshtarit dhe ndezjen e një fishekzjarri në stadium.

Një deklaratë e UEFA-s shtoi: ‘Veçmas, dhe në përputhje me Nenin 31 (4) DR, një inspektor i etikës dhe disiplinës i UEFA-s është caktuar të kryejë një hetim disiplinor mbi ngjarjet që ndodhën brenda dhe jashtë stadiumit.”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia euro 2020 uefa anglia euro 2020 uefa

Sondazh

Poll