Aktualitet

Publikohet videoja e vrasjes së shqiptarit Shkelzen Taka në Angli, autori hipi mbi kofanon e makinës dhe e sulmoi, mund të d

14 Korrik 2021, 10:27 Nga DOSJA
Publikohet videoja e vrasjes së shqiptarit Shkelzen Taka në Angli,

BRITANI– Janë publikuar me video momentet disa minuta para vrasjes së shqiptarit Shkëlzen Taka në Britaninë e Madhe,  më 26 dhjetor të vitit të kaluar në Brimingham.

Mediat vendase shkruajnë 28-vjeçari shqiptar, kishte shkuar në një qendër masazhesh së bashku me një shqiptar tjetër dhe përplas verbalisht me një 27-vjeçar britanik.

Tony Green, autori i ngjarjes, po linte qendrën e masazheve kur ka parë Takën dhe ka pasur me të debatin e fortë verbal. Ata nuk njiheshin më parë dhe siç duket nga pamjet e publikuara nga policia e West Midlands, duket që Green po kërkonte sherr.

Për herë të parë është publikuar edhe fotoja e autorit, i cili ka hipur në kofanon e makinës tip ‘BMË’ të Takës dhe i ka shkatërruar xhamin e përparmë. Pastaj nisi të largohej, por gjithsesi u kthye edhe njëherë dhe përplasi parakolpin e mjetit shqiptarit. Taka reagoi dhe e ndoqi 27-vjeçarin britanik me një send në dorë ku kërkonte t’i dëmtonte mjetin. Pas disa sekondash, Green ndaloi dhe filloi të lëvizte mbrapsht. Në këtë çast, Taka u ngjit në trotuar dhe ky do të ishte momenti i fundit për të.

Makina ‘Skoda’ e britanikut eci me shpejtësi dhe përplasi shtyllën e një shenje rrugore, e cila më pas ra mbi Takën duke i shkaktuar dëme të rënda në kokë. Green nuk ka ndaluar për asnjë moment derisa ka shkelur edhe Takën, duke lënë të vdekur këtë të fundit.

27-vjeçari mohoi që të ketë prishur provat dhe tha se e kishte futur mjetin gabimisht në marshin mbrapsht. Por të hënën jurisë iu desh vetëm 1 orë për të vendosur që ai po gënjente. Ata e shpallën 27-vjeçarin fajtor për vrasje. Të enjten do të jepet vendimi, ku pritet që të jepet dënim me burgim të përjetshëm

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shkëlzen taka tony green shkëlzen taka tony green

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2021, 09:29

TIRANË– Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda është arrestuar pasi në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe ...