Aktualitet

Arrestimi i Mikel Zahos, policia del me njoftim zyrtar: Falsifikuan dokumentet në Hipotekë për të përfituar certifikatën e

14 Korrik 2021, 10:17 Nga DOSJA
Arrestimi i Mikel Zahos, policia del me njoftim zyrtar: Falsifikuan dokumentet

DURRËS– Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Mikel Zahos, juristit të Kadastrës. Policia informon se në pranga kanë rënë tre persona, pasi kanë falsifikuar dokumente për të përfituar certifikatën e pronësisë për dy sipërfaqe trualli dhe ndërtimi.

Hetimi kishte nisur pre 6-muajsh. Bëhet me dije se janë arrestuar Ilias Fisheku, 62 vjeç, lindur dhe banues në Fier, Giraon Aliko, 36 vjeç, lindur dhe banues në Plepa Durrës dhe Mikel Zaho, 43 vjeç, ish-jurist në zyrat e Kadastrës Durrës.

Të lartpërmendurit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë aplikuar dhe regjistruar me dokumente të falsifikuara në hipotekën e Durrësit, një pasuri të paluajtshme 2000 m2 tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtesë, në zonën bregdetare në fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.

Pasuria është regjistruar në kadastër me dokumente të falsifikuara, në emër të shtetasve Erion Alikos e Rakip Haxhiut. Për regjistrimin e kësaj pasurie në zonën bregdetare Durrës janë hartuar me fotoshop, përdorur dhe depozituar dokumente të falsifikuara të leje së legalizimit për objektin me një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.

NJOFTIMI I POLICISE:

Policia e ShtetitFinalizohet operacioni policor i koduar “Mbikalimi”.Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale ne fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit.Operacioni nga Drejtoria për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.Falsifikuan dokumentet për të përfituar certifikatën e pronësisë për dy sipërfaqe trualli dhe ndërtimi, vihen në pranga 3 shtetas, ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për 1 shtetas tjetër.Në vijim të operacioneve policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, Drejtoria për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si rezultat i hetimeve 6-mujore, realizoi dhe finalizoi, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë e Policisë të qarkut Durrës, operacionin policor të koduar “Mbikalimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi me vendim të Gjykatës Durrës, i shtetaseve:I. F., 62 vjeç, banues në Fier, G. A., 36 vjeç, banues në Plepa Durrës dhe M. Z., 43 vjeç, ish-jurist në zyrat e Kadastrës Durrës.Gjithashtu u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arresti në shtëpi” për shtetasin R. H. Të lartpërmendurit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë aplikuar dhe regjistruar me dokumente të falsifikuara në hipotekën e Durrësit, një pasuri të paluajtshme 2000 m2 tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtesë, në zonën bregdetare në fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.Pasuria është regjistruar në kadastër me dokumente të falsifikuara, në emër të shtetasve E. A dhe R. H.Për regjistrimin e kësaj pasurie në zonën bregdetare Durrës janë hartuar me fotoshop, përdorur dhe depozituar dokumente të falsifikuara të leje së legalizimit për objektin me një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të kryera në bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet juristi i kadastres mikel zaho arrestohet juristi i kadastres mikel zaho

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2021, 09:29

TIRANË– Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda është arrestuar pasi në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe ...