Aktualitet

Videot në ‘Tik-Tok’, këngët me ‘MAFIA’/ KLGJ zbardh vendimin e pezullimit të Enkelejda Kapedanit, pika 47 më ‘pik

14 Korrik 2021, 09:37 Nga DOSJA
Videot në ‘Tik-Tok’, këngët me ‘MAFIA’/

TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur sot vendimin e pezullimit nga detyra të kryegjyqtares në detyrë të Elbasanit, Enkelejda Kapedani. KLGJ i ka lënë disa detyra ILD-së në lidhje me videot e shpërdara në rrjet të Kapedanit.

Në disa pika, KLGJ kërkon që të verifikojë sa persona kanë pasur akses për t’i parë videot e gjyqtares, e cila shfaqej duke bërë sfilatë në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, ose duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor në timon.

Një ndër to dhe ajo që mund të jetë më e çuditshmja është zbardhja e tekstit të këngëve që Kapedani ka përdorur. Në atë pikë thuhet se duhet bërë dokumentimi i tekstit të këngëve që e shoqërojnë në sfond videot me imazhin personal të magjistares.

PIKA 47:

Po ashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se për të arritur në një konkluzion të drejtë dhe të rregullt mbi procedimin disiplinor të filluar ndaj magjistrates, është i nevojshëm dokumentimi i tekstit të këngëve që shoqërojnë në sfond muzikor videot me imazhin personal të magjistrates, që nga ILD janë vlerësuar me natyrë jo të hijshme dhe të përshtatshme për imazhin e një magjistrati.

Një nga këngët që Kapedani ka dëgjuar në zyrën e saj, është ‘Mafia’ e reperit Don Xhoni. Një pjesë e këngës e zbardhur më poshtë:

‘Mafi-Mafi-Mafia, rrethi jem o mafia. Nike t’zeza synthia, Don Xhon in Columbia. Vija t’bardha, dhipi fresh. Dridhe dridhe thoben fort, mos fol, mos ma tesh’

Lexo të plotë dokumentin

Enkeleda Kapedani u pezullua nga detyra, pas videove që i dolën në media, ku shfaqej duke bërë sfilandë në zyrat e gjykatës dhe duke dëgjuar muzikë “gangsta”. Gjyqtarja është justifikuar për sfilatat e saj në rrjetet sociale, duke thënë se videot dhe foto ia ka bërë vetes për të hequr stresin dhe lodhjen që kishte nga puna. Vendin e saj e ka zënë Matilda Fetahu.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enkelejda kapedani enkelejda kapedani

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2021, 09:29

TIRANË– Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda është arrestuar pasi në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe ...