Aktualitet

14 Korrik 2021, 09:29 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda është arrestuar pasi në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfime materiale të padrejta nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Në mediat sociale, arrestimi i Rovena Vodës është pritur mirë nga të rinjtë. Themi këtë pasi vite më parë, Voda ka dhënë një intervistë për ‘Daily Mail’ në të cilin është shprehur se Britania e Madhe po tregohet shumë e butë me depërtimin e shqiptarëve.

“Ndryshe nga Gjermania, Franca apo Holanda, është qëndrimi i butë i Britanisë që nuk kthen të rinjtë e pashoqëruar që u është refuzuar azili, duke u shndërruar në vend akoma me atraktiv për të rinjtë shqiptarë”, tha ajo.

Voda sugjeronte se paratë që shpenzon Britania dhe që do i kursente nga mosofrimi i kujdesit social për këta të rinj, mund të investoheshin në projekte në Shqipëri, për të inkurajuar të rinjtë të qëndronin në Shqipëri dhe jo të shkonin në Britani.

Sipas saj, fëmijët azilkërkues janë shtyrë në azil nga vetë prindërit, të cilët i braktisin qëllimisht fëmijët në vendet perëndimore duke e ditur se fëmijët e pashoqëruar janë më të favorizuar për t’u pranuar si azilantë. Ajo është shprehur se deklaratat që japin të rinjtë janë të rreme.

“Mediat sociale janë problem. Njerëzit kanë qejf që të duken në mediat sociale dhe kjo gjë i nxit adoleshentët për të shkuar në këto vende. Ata mendojnë që në këto vende do të gjejnë një jetë fantastike kur nuk është fare kështu”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjkko arrest per rovena voden rovena voda gjkko arrest per rovena voden rovena voda

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2021, 07:46

TIRANË– SPAK ka sekuestruar disa pasurive në zotërim nga familjarë të Gerti Marku dhe Armand Marku.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krim...