Aktualitet

NDODHI EDHE KJO/ Prokurorja e Lezhës ‘ngelëse’ nga KPK, rezulton e paaftë profesionalisht, do ti rikthehet shkoll

14 Korrik 2021, 08:56 Nga DOSJA
NDODHI EDHE KJO/ Prokurorja e Lezhës ‘ngelëse’ nga KPK,

Pas problemeve të shumta me kriterin profesional, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pezullojë nga detyra për një vit prokuroren e Lezhës, Riselda Fishta, duke e detyruar atë që të kryejë trajnimin 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e pezullimit nga detyra për një vit të prokurores së Lezhës, Riselda Fishta e cila do t’i nënshtrohet gjatë kësaj periudhe trajnimit profesional në Shkollën e Magjistraturës.

Vendimi i Komisioni erdhi pas konstatimeve të problemeve të shumta në kriterin profesional. Ndërkohë, Fishta u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 12 korrik, u evidentua një listë e gjatë problemesh të konstatuara nga dy inspektime, një i kryer nga Prokuroria e Përgjithshme dhe një prej Ministrisë së Drejtësisë, ku në të dyja rastet prokurorja Fishta është ndëshkuar me masë disiplinore vërejte, në një rast me paralajmërim për shkarkim.

Subjektit i ishte kaluar barra e provës për dhjetra çështje për moskryerje të hetimeve dhe zvarritje të proceseve hetimore.

Fishta pranoi problemet e konstauara gjatë inspektimit të parë për periudhën 2012-2014 duke u justifikuar se ishte në fillesat e ushtrimit të detyrës. Ndërsa gjetjet e inspektimit të dytë i kundërshtoi si të pabazuara.

Megjithatë Komisioni kreu verifikim rastësor për disa çështje të hetuara në vitet e mëvonshme nga subjekti, prej nga janë evidentuar sërish probleme.

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për prokuroren Fishta kryesohej nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa(Bungo) dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Riselda Fishta përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Ajo punon prej një dekade si prokurore në Prokurorinë e Lezhës. Marrë nga BIRN

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet riselda fishta vettingu per prokuroret riselda fishta vettingu per prokuroret

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2021, 07:46

TIRANË– SPAK ka sekuestruar disa pasurive në zotërim nga familjarë të Gerti Marku dhe Armand Marku.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krim...