Aktualitet

Dhunë në familje, vjedhje dhe shkaktim aksidenti, bien në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë (DETAJE

14 Korrik 2021, 09:32 Nga DOSJA
Dhunë në familje, vjedhje dhe shkaktim aksidenti, bien në pranga

TIRANË– Gjashtë persona kanë rënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se është arrestuar një 38-vjeçar, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur disa materiale. Nga hetimet rezultoi se ky person ishte autor i pesë vjedhjeve të tjera të ndodhura. Po ashtu u arrestua një 55-vjeçar i shpallur në kërkim , pasi gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 muaj burg, ku i kanë mbetetur për të vuajtur dhe 6 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale ”Dhuna në familje”. Për dhunë në familje u arrestua edhe një 35-vjeçar, pasi pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit dhe nënës së tij.

Njoftimi i policisë:

Tiranë; Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit Sh. Q., 38 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur materiale të ndryshme duralumini. Nga veprimet hetimor të kryera rezulton se ky shtetas është autor dhe  i 5 vjedhjeve të tjera (3 biçikletash, 2 motomjete).

Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin në kërkim H. B., 55 vjeç(i kapur nga seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 muaj burg, ku i kanë mbetetur për të vuajtur dhe 6 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale ”Dhuna në familje”.

Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. T., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit dhe nënës së tij.

Specialistet e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; L., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; H., 26 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me dëme materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 6 persona ne tirane arrestohen 6 persona ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2021, 09:29

TIRANË– Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda është arrestuar pasi në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe ...