Aktualitet

Përdorën Photoshop dhe dokumente të falsifikuara për të regjistruar tokën! Arrestohet në zyrë juristi i Kadastrës së D

14 Korrik 2021, 08:42 Nga DOSJA
Përdorën Photoshop dhe dokumente të falsifikuara për të

DURRËS– Mikel Zaho, juristi i Kadastrës së Durrësit është arrestuar brenda zyrës së tij. Ai është prangosur mëngjesin e sotëm pasi ka shkuar në punë dhe ka nisur detyrën, kur oficerë të Policisë janë paraqitur dhe e kanë prangosur.  Zaho akuzohet si i përfshirë në një dosje abuzive për një parcelë 2000 metra katrore në Plepa. Paraprakisht mësohet se ai akuzohet si i dyshuar  për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Hetimi është kryer nga prokurori Madrid Kullolli. Personat e tjerë të arrestuar janë: Ilias Fisheku, 62 vjeç, lindur dhe banues në Fier, Giraon Aliko, 36 vjeç, lindur dhe banues në Plepa Durrës.

Të lartpërmendurit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë aplikuar dhe regjistruar me dokumente të falsifikuara në hipotekën e Durrësit, një pasuri të paluajtshme 2000 m2 tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtesë, në zonën bregdetare në fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës. Pasuria është regjistruar në kadastër me dokumente të falsifikuara, në emër të shtetasve Erion Alikos e Rakip Haxhiut. Për regjistrimin e kësaj pasurie në zonën bregdetare Durrës janë hartuar me fotoshop, përdorur dhe depozituar dokumente të falsifikuara të leje së legalizimit për objektin me një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.

Juristi nuk është një emër i panjohur. Zaho është arrestuar dhe më herët për abuzimin me përvetësimin e pronave në Kepin e Rodonit. 

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet juristi i kadastres kadastra ne durres mikel zaho arrestohet juristi i kadastres kadastra ne durres mikel zaho

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2021, 07:46

TIRANË– SPAK ka sekuestruar disa pasurive në zotërim nga familjarë të Gerti Marku dhe Armand Marku.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krim...