Aktualitet

U vu në pranga sot! E shkuara e juristit të Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho u la në burg në 2019-ën për skemën e mas

14 Korrik 2021, 09:06 Nga DOSJA
U vu në pranga sot! E shkuara e juristit të Kadastrës së

DURRËS– Mikel Zaho u arrestua mëngjesin e sotëm në zyrën e tij në Kadastrën e Durrësit. Juristi, akuzohet se ka tjetërsuar një pronë në zonën e Plepave. Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Zaho përballet me drejtësinë.

Në vitin 2019-ën, ai është lënë në burg pasi u akuzua se ka shpërdoruar detyrën. Në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka tjetërsuar një hapësirë nga tokë shtetërore në Kepin e Rodonit duke ua shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Këtë sipërfaqe toke ata ia kanë shpërndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit. Gjithçka është zbuluar nga një kontroll që është kryer në vitin 2018, ku janë vërejtur paligjshmëri në regjistrimin e dokumenteve që shërbeu si pikënisje për të çelur hetimet.

Zaho u arrestua ditën e sotme, si pasojë e një hetimi të nisur nga prokuroria. Për këtë hetim do të vihen në pranga dhe persona të tjerë, që kanë bashkëpunuar me Zahon për tjetërsimin e pronave.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet juristi i kadastres kadastra ne durres mikel zaho arrestohet juristi i kadastres kadastra ne durres mikel zaho

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2021, 07:46

TIRANË– SPAK ka sekuestruar disa pasurive në zotërim nga familjarë të Gerti Marku dhe Armand Marku.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krim...