‘Korenti na përplasi’/ Banorët në Ishëm të tmerruar, iu digjen të gjitha elektroshtëpiaket: Rrezikojmë jetë
14 Korrik 2021, 10:26Nga DOSJA
DURRËS– Banorë të fshatit Bizë të Njësisë Administrative Ishëm, në qarkun e Durrësit, janë përballur me një skenë të tmerrshme. Në mëngjes, ata kanë parë që elektroshtepiaket e tyre kanë marrë flakë.
Banorët thonë për “News24” se problemi ka filluar që ditën e djeshme, ku janë ndjerë luhatjet e djegiet e para të elektroshtepiakeve. Banorët theksojnë se shkak është bërë riparimi i kabinës së vjetër elektrike, e cila furnizon fshatin, pasi sipas tyre, firma që po kryen punimet transformatorin e kabinës e ka vënë mbi një paletë druri jashtë kabinës pa asnjë lloj sigurie dhe pa asnjë lloj thike apo sigurese në punë.
“Ne jetojmë ne kontenier qe nga termeti i 2019 dhe kontenieret janë alumin qe eshtë percjelles i mire i elektricitetit dhe kjo ka qene arsyeja qe na ka përplasur. Ne jemi te pamundur ti riblejme elektroshtepiaket, por kerkojmë nga shteti te vere para pergjegjesise personat te cilet i kan bere kto punime shkel e shko, qe rrezikojnë seriozisht jeten tone, dhe te na cdemtoje demin ekonomik”, thonë ata mes të tjerash.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS– Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Mikel Zahos, juristit të Kadastrës. Policia informon se në pranga kanë r...
PATOS– Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e djeshme vreshtat e Patosit. 5 hektarë tokë me pemë frutore e ullinj janë përfshirë nga zjarri.Ngjarja ka ndodhur...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur sot vendimin e pezullimit nga detyra të kryegjyqtares në detyrë të Elbasanit, Enkelejda Kapedani. KLGJ i ka l...
TIRANË– Gjashtë persona kanë rënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se ë...
Aktualitet14 Korrik 2021, 09:29
TIRANË– Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda është arrestuar pasi në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe ...
DURRËS– Mikel Zaho u arrestua mëngjesin e sotëm në zyrën e tij në Kadastrën e Durrësit. Juristi, akuzohet se ka tjetërsuar një pronë në zonën e Plepave. Mi...
Pas problemeve të shumta me kriterin profesional, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pezullojë nga detyra për një vit prokuroren e Lezhës, Riselda Fi...
DURRËS– Mikel Zaho, juristi i Kadastrës së Durrësit është arrestuar brenda zyrës së tij. Ai është prangosur mëngjesin e sotëm pasi ka shkuar në punë dhe ka...