Aktualitet

Përshtati lokalin për përdorim droge dhe lojëra fati, arrestohet 47-vjeçari në Fier, forcat ‘Shqiponja’ i gjejnë vali

14 Korrik 2021, 08:39 Nga DOSJA
Përshtati lokalin për përdorim droge dhe lojëra fati,

FIER– Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e një 47-vjeçari nga Roskoveci, i cili e kishte kthyer lokalin e tij në një vend të përshtatshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të organizimit të lojërave të fatit.

Në pranga ka rënë shtetasi Festim Dhima, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, u gjetën doza me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISE:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe lojërave të palejuara.Goditet një tjetër rast i përshtatjes së lokaleve për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza, kryesisht kokainë dhe kanabis.Kishte përshtatur lokalin për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe për organizimin e lojërave të palejuara, vihet në pranga pronari i lokalit.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë policore se në një lokal në Roskovec shpërndahej lëndë narkotike dhe organizoheshin lojëra të palejuara, kanë organizuar punën dhe si rezultat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:F. Dh., 47 vjeç, banues në Kurjan, Roskovec.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, u gjetën doza me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa.Gjatë kontrollit në lokal u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një valixhe me zare dhe fisha të ndryshme si ato të lojërave të fatit të pokerit që shërbejnë për të luajtur bixhoz.Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Përshtatja e lokalit përpërdorim droge”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne fier arrestim ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2021, 07:46

TIRANË– SPAK ka sekuestruar disa pasurive në zotërim nga familjarë të Gerti Marku dhe Armand Marku.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krim...