Aktualitet

Kontrollit nuk i shpëton as ‘Range Rover’ blu! Policia e Durrësit arreston 12 drejtues mjetit që nga nisja e korrikut, ve

14 Korrik 2021, 08:25 Nga DOSJA
Kontrollit nuk i shpëton as ‘Range Rover’ blu! Policia e

DURRËS– Policia rrugore në Durrës ka ndaluar për kontroll mjetet që ishin me shpejtësi tej normave të lejuara. Një prej mjeteve të ndaluara për kontroll ishte dhe makina luksove ‘Range Rover’ ngjyrë blu.

Policia në njoftimin e plotë, bën të ditur se nga nisja e muajit korrik janë arrestuar 12 drejtues mjetësh. Ndër të tjera, ka ndaluar dhe persona që drejtonin mjetet e tyre pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit dhe 1 shtetas tjetër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjatë 14 ditëve të para të muajit korrik janë vendosur 1349 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, janë pezulluar 61 leje drejtimi, nga këto 10 për pije alkoolike dhe 51 për shpejtësi tej normave të lejuara, janë vendosur 396 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 45 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rrespekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetet pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, bëjnë parakalime të gabuara ose drejtojnë mjetin me shpejtësi mbi normat e lejuara.Gjatë 14 ditëve të para të muajit korrik janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas që drejtonin mjetet e tyre pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit dhe 1 shtetas tjetër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.Në të gjithë qarkun e Durrësit, gjatë 14 ditëve të para të muajit korrik janë vendosur 1349 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.• Janë pezulluar 61 leje drejtimi, nga këto 10 për pije alkoolike dhe 51 për shpejtësi tejnormave të lejuara;•Janë vendosur 78 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;•396 masa administrative për parakalime të gabuara;•45 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.Policia Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, si dhe për këmbësorët, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle ne durres kontrolle ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2021, 07:46

TIRANË– SPAK ka sekuestruar disa pasurive në zotërim nga familjarë të Gerti Marku dhe Armand Marku.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krim...

Aktualitet 14 Korrik 2021, 06:32

LEZHË– Një 14-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi është hapur me armë me vete. Gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të ci...