Ndërtim pa leje, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa letra! 4 të arrestuar në Dibër, kush janë ata (EMRAT)
14 Korrik 2021, 08:21Nga DOSJA
DIBËR– Katër persona janë arrestuar në Dibër, pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu, është arrestuar në Klos, për veprën “Ndertim pa leje” Fatos Kurti.
Fabiol Zenelaj ka përfunduar në pranga pasi drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër.
Atmir Roka u kap duke drejtuar mjetin kamionçinë pa dokumentacion dhe pa leje drejtimi ndërsa i arrestuari tjetër, Gazmir Manerkolli u kap duke drejtuar motoçikletën pa targa dhe pa leje drejtimi
NJOFTIMI I POLICISE:
Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, dhe procedohet penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale. Gjatë 12-orëve të fundit evidentohen dhe goditen dy raste të ndërtimeve pa leje, si dhe 3 raste të drejtimit të automjetit pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar ngaDrejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Postës së Policisë Klos gjatë kontrollit të territorit kanë konstatuar shtetasin F. K., në pronë publike duke ndërtuar një objekt për qëllime biznesi, pa lejen e organeve përkatëse.Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të objektit në ndërtim, shtetasit F. K., 35 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.Po në vijim të kontrollit të territorit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. M., pasi u konstatua duke kryer punime pa lejen e organeve përkatëse.Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:F. Z., 38 vjeç, banues në Burrel, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër.A. R., 25 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar mjetin kamionçinë pa dokumentacion dhe pa leje drejtimi;G. M., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar motoçikletën pa targa dhe pa leje drejtimi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LEZHË– Policia në Lezhë ka vijuar kontrollet në akset rrugore Lezhë-Milot-Kurbin dhe Lezhë-Mabë-Shkodër, për të evidentuar të gjitha rastet që bien n...
ELBASAN–IKMT (Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit) ka prishur ditën e sotme “Kalin e Trojës” i cili ishte ndërtuar pa leje në Elbasan. Sipas tyre, ...
Aktualitet14 Korrik 2021, 07:46
TIRANË– SPAK ka sekuestruar disa pasurive në zotërim nga familjarë të Gerti Marku dhe Armand Marku.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krim...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama postimin e mëngjesit të sotëm ia kushtoi bilancit të familjeve që janë mbështetur me bonusin e bebes. Rama thotë se jan...
BERAT– Policia e Beratit ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili ishte kthyer në makthin e banorëve të qytetit, pasi akuzohet se është autor i një sërë vjedhj...
TIRANË– Në media, qarkulloi lajmi se kompania me administrator Oltian Hoxholli ‘Symphony Real Estate Development’ do të përfitojë qindra hektarë tokë shtet...
Aktualitet14 Korrik 2021, 06:32
LEZHË– Një 14-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi është hapur me armë me vete. Gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të ci...
LUSHNJE– Andi Orucai dhe Mariglen Kondi kanë rënë në prangat e Policisë pas njoftimit të shtetasit N.K. se i kishin vjedhur kamionçinën tip ‘Ford Tranzit...