Politike

Edhe Hahn njësoj si Mogherini: Shqipëria ka bërë transformim rrënjësor, Reforma në Drejtësi, befasuese

29 Maj 2019, 11:14 Nga DOSJA
Edhe Hahn njësoj si Mogherini: Shqipëria ka bërë transformim

BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn, ka thënë në konferencën e përbashkët me Shefen për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, se Shqipëria ka bërë hapa përpara.

Hahn tha se Edhe Maqedonia e Veriut ka bërë punë me reformat, por ka theksuar se rezultatet e Reformës në Drejtësi janë befasuese.

“Rezultatet e reformës në drejtësi janë befasuese. Shqipëria ka bërë një transformim rrënjësor, pork a ende punë për të bërë. Maqedonia e Veriut ka bërë edhe më shumë nga sa i është kërkuar. Shqipëria po ecën përpara. Të dyja vendet, kanë rezultate pozitive. Bosnja, një nga vendet më të vonuara.”-ka thënë Hahn.

Ditën e sotme, Komisioni Europian dha “OK” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat me BE. Komisioni publikoi sot progres-raportin që i dërgohet Këshillit të Europës për të aprovuar çeljen e negociatave. Hahn dhe eurodeputetët vlerësuan punën e bërë nga Shqipëria. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapja e negociatave per shqiperine rekomandimi pozitiv i ke hapja e negociatave per shqiperine rekomandimi pozitiv i ke

Sondazh

Poll