Bota

Progres-raporti/ David MacAllister: Duhet një marrëveshje juridike mes Kosovës dhe Serbisë

29 Maj 2019, 10:27 Nga DOSJA
Progres-raporti/ David MacAllister: Duhet një marrëveshje juridike mes

Belgjikë- David MacAllister në konferencën e shpalosjes së projekt raportit për Shqipërinë deklaroi se Serbia ka shfaqur rezultate në stabilitetin në ekonomi ndërkohë që vuri thekson në reformimin e luftës kundër korrupsionit.

Përsa iu përket marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës ai u shpreh se kjo është një sfidë më vete. Ai theksoi se duhet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë , një marrëveshje juridike.

” Një tjetër sfidë e rëndësishme është marrëdhënia me Kosovën. Për këtë duhet një marrëveshje juridike me Kosovën. Duhet të themi se janë bërë progrese në marrëdhëniet mes dy vendeve”, u shpreh MacAllister.

Përsa i përket Shqipërisë komisioneri Hahn rekomandoi hapjen e negociatave. Ai thekson se Shqipëria ka bërë reforma edhe në fushën e drejtësisë që sipas tij duhet të vlerësohen.

Vendimi për çeljen e negociatave bëhet nga Këshilli Evropian ku marrin pjesë krerët e vendeve anëtare. Theksojmë se më herët parlamenti Evropian u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Europian që të hapin zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni hapja e negociatave per anetaresim progres-raporti i ke-së për shqipërinë hapja e negociatave per anetaresim progres-raporti i ke-së për shqipërinë

Sondazh

Poll